Dhuna ndaj vajzave të mitura, vjedhja në një qendër tregtare, arrestohen 12 persona në Tiranë

12 persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të 24 orëve, të cilët dyshohen për vepra të ndryshme penale.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

NOA

– A. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis;

 S. P., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike heroinë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:

– D. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij të mitur;

– T. B., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– F. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vjedhë 2 produkte, në një qendër tregtare;

– A. F., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij;