Humb turisti boshnjak te Shkëmbi i Kavajës, kërkime nga toka e deti

462
Një turist i huaj ka humbur sot te Shkëmbi i Kavajës. Rasti është denoncuar në Policinë e Durrësit nga vajza dhe bashkëshortja e 73-vjeçarit. Sipas policisë, i moshuari ka veshur një palë pantallona të shkurtra, ngjyrë të bardhë. Mësohet se shtetasi Hasan Hodjic nga Bosnja të ketë humbur prej një ore. Ndërsa, policia ka nisur kërkimet nga toka dhe deti për gjetjen e 73-vjeçarit të humbur. Policia ka kërkuar që për çdo informacion të raportohet në numrin 129. 
Sigal