Paratë e “rindërtimit” në duart e kompanive të familjeve të pushtetit, pronari i njërës ndodhet në burg

185
Sigal

Pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore në vitin 2019, qeveria shqiptare shmangu ligjin e prokurimit publik dhe aplikoi prokurime të kufizuara përmes marrëveshjeje kuadër për programin e rindërtimit, duke i argumentuar me nevojën për të strehuar në një kohë sa më të shpejtë të prekurit nga tërmeti.Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes analizimit të mbi 700 procedurave prokuruese të shpallura nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe 10 bashkitë e prekura tregojnë se përfituesit e mëdhenj të procesit të rindërtimit janë kompani të lidhura me zyrtarë të Partisë Socialiste, fitues të mëparshëm të koncesioneve apo licensave apo kompani me financime të dyshimta.Në krye të listës qëndron kompania “Kevin Construksion” e zotëruar nga Lavdrim Gjici – vëllai i kryebashkiakut socialist të Kukësit, Safet Gjici.Ekspertët e financave publike në Shqipëri e kritikojnë procedurën e përshpejtuar për tenderat e programit të rindërtimit. Sipas Aranita Brahajt, drejtore ekzekutive e “Open Data Albania”, këto procedura shmangën garën dhe rritën mundësinë për favorizim dhe klientelizëm.Administratori i kompanisë “Kevin Construksion”, Lavdrim Gjici, i konsideron të pabaza dyshimet se kompania që ai drejton mund të jetë “përkëdhelur’ me fonde për shkak të influencës politike të vëllait të tij.“Unë jam njeri i punës, nuk merrem me fjalë,” tha Gjici për BIRN.“Le të dalë dikush që ofron gjithë këto punime me kaq lekë sa i kam marrë unë përsipër dhe unë jam gati t’i dorëzoj licencën,” shtoi ai.

Kompania “Alesio- 2014” ia doli të fitojë 3 kontrata si bashkim operatorësh dhe dy kontrata të tjera si operator i vetëm me një fond total prej gati 1.5 miliardë lekë.“Alesio -2014” është në pronësinë e Anton Gjinajt, i arrestuar në prill 2021 nga policia malazeze në përgjigje të një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet spanjolle për një dënim të pakryer për trafik droge.Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Anton Gjinaj ka qenë anëtar i një organizate kriminale.