Damian Gjiknuri takime në qarqe për riorganizimin e strukturave të PS, prezanton drejtuesit e rinj politik në Lezhë e Dibër

145
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka deklaruar se Grupi i Punës për përgatitjen e strukturave të reja të partisë socialiste ka nisur tashmë takimet. “Grupi i punës për informimin mbi procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për kryetarët e partisë në 61 bashki të vendit dhe sekretarët ekzekutiv në degët lokale apo nivel qarku, vijoi takimet me Asambletë Socialiste në Qarkun e Kukësit e të Dibrës.” Ndërsa në Qarkun e Lezhës Gjinuri ka deklaruar se është bërë prezantimi i Ulsi Manjës me strukturat e Partisë Socialiste si drejtuesi i ri politik në këtë zonë. Më tej Gjiknuri shprehet “Falenderova Blendi Klosin për punën e bërë deri më tani në këtë qark. Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, në këtë fazë, Klosi ka përgjegjësi për mbarëvajtjen të procesit të brendshëm zgjedhor të partisë në territorin e 61 bashkive. Punën e mirë të bërë nga Ulsiu në Qarkun e Dibrës do ta vazhdojë më tej Belinda Balluku.”  Ndër të tjera Gjiknuri shkruan “Për forcën PS ky është moment i rëndësishëm, faza e hapjes dhe ripërtëritjes në të gjitha nivelet organizative. Jemi besimplotë se nga ky proces do dalim më të fortë.”