Parashikimi i sinoptikanëve, ja si do të jetë moti duke nisur nga e mërkura

184
Sigal

Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak thonë se duke filluar nga dita e mërkurë, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë perëndimore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites këto vranësira hera-herës do të jenë deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të dobëta dhe të izoluara.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 8-12m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 5 deri 19°C

në zona e ulëta 8 deri 23°C

në zona bregdetare 9 deri 22°C.