Paralajmërimi i studentëve/Urugani i protestave në universitete fillon më 4 dhjetor. Studentët të zhgënjyer nga premtimet e Qeverisë

630
Sigal

Paralajmërimi i studentit: Uragani studentor fillon më 4 dhjetor

Protestat në universitete rikthehen. Qeveria nuk i përmbushi premtimet që i dha studentëve vitin e kaluar, ndërkohë që “Pakti për Universitetin” ka mbetur në letër. “Më 4 dhjetor do të nisin protestat studentore”. Kështu deklaron ish-kryeministri Sali Berisha, pasi në adresë të tij ka ardhur një mesazh nga një student digjital. Studenti i shkruan ish kryeministrit Berisha se qeveria po u bën presion studentëve dhe prindërve të tyre. Ndërkohë, Berisha teksa i uron suksese studentëve, thekson se kryeministri Rama është lemerisur. “Uragani studentor fillon me 4 dhjetor! Lemeriset Edvin Mafia, mediat e tij censurojnë lajmin! Suksese studentëve!! sb”, – shkruan Berisha.