KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Apelit në Vlorë

497
Sigal

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Gjykatës së Apelit në Vlorë Kleanth Zekën.

Prokurori i Apelit të Vlorës, Kleanth Zeka u përball të mërkurën më 20 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK. Trupa gjyqësore kryeu procesin e rivlerësimit për prokurorin Zeka përbëhej nga Etleda Çiftja, kryesuese, Firdes Shuli relatore dhe Roland Ilia anëtar. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Kleanth Zeka e ka nisur karrierën si oficer i policisë gjyqësore dhe më pas është emëruar si prokuror në Vlorë. Në qershor 2014 ai është promovuar në detyrë si prokuror i Apelit të Vlorës, detyrë të cilën e ushtron edhe aktualisht.

Në fund të seancës dëgjimore, prokuori i Apelit Vlorë, Kleanth Zeka deklaroi se “Kam plotësuar kuadrin pozitiv për të tri kriteret. Jam familjar, i mbyllur dhe jo i qejfit, duke shmangur kështu kontaktet e papërshtatshme si edhe kam burime të ligjshme,” tha Zeka në fund të seancës.