Parakalimi i gabuar shkakton aksident në Elbasan-Peqin, përplasen dy makina

49
Sigal

Një aksident ka ndodhur në fshatin Paulesh, në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mësohet se janë përplasur dy makinë.

Si pasojë njëra ka përfunduar jashtë rrugës dhe është përmbysur. Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit ka qene parakalimi i gabuar i njërit prej drejtuesve.

Sakaq, raportohet se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.