Paradite mot me diell, në mesditë dhe pasdite reshje shiu, breshër dhe rrufe

173
Sigal

Moti sot do të nisë i kthjellët e gradualisht vranësirat do të marrin zhvillim prej mesditës deri pasdite.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se reshjet e shiut parashikohet të përfshijnë një pjesë të madhe të vendit, në mesditë e deri pasdite.

Shtrëngata dhe rrebeshe në kohë të shkurtër por që sjellin sasi të larta reshjesh në zona të caktuara. Nuk do të mungojnë lokalisht rrufetë dhe breshëri.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-8 m/s e përkohësisht në bregdet e gjatë shtrëngatave deri në 14 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 15/28 re shi diell

Kukës 11/26 re shi diell

Lezhë 16/28 re shi diell

Dibër 10/25 re shi diell

Durrës 15/27 re shi diell

Tiranë 17/28 re shi diell

Elbasan 15/28 re shi diell

Berat 14/27 re shi diell

Vlorë 15/27 re shi diell

Korçë 11/24 re shi diell

Gjirokastër 13/27 re shi diell

Sarandë 13/26 re shi diell.