Panik në “Rrugën e Barrikadave” në Tiranë, përfshihet nga flakët kati i tretë i një pallati

Momente paniku në kryeqytet, pasi një zjarr ka rënë në një pallat në Rrugën e Barrikadave.

Sipas informacioneve zyrtare, zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati, në banesën në pronësi të shtetases F. A., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

NOA

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.