Skandali i ”Pandora Papers”, ka tronditur botën si edhe Shqipërinë. Kryeredaktori i BIRN, Besar Likmeti, thotë se SPAK ka nisur një vlerësim të të dhënave që janë bërë publike, por kërkon më shumë kohë deri në regjistrimin e një procedimi penal.
“SPAK ka nisur një vlerësim të dokumenteve që janë bërë publike nga Pandora Papers, por kërkon më shumë kohë deri në regjistrimin e një procedimi penal. Është ai vlerësimi paraprak që bëjnë prokurorët, por di që është ngarkuar një Prokuror për këtë çështje”, tha Likmeti.
I pyetur nëse pas biznesmenit Vasil Kallupi qëndron Fatos Nano, ai tha se “Zoti Malaj i përkiste kabinetit të Nanos. Nuk kemi thënë që pas Kallipti qëndron Fatos Nano në këtë transaksion. Kemi bërë një rezymeje të lidhjeve politike dhe ajo që kemi mësuar është që ky ka pasur një afërsie me Fatos Nanon. Por edhe në shkrim bëhet e qartë që Kallupi mban një profikl të ulët dhe nuk është një biznesmen i mirënjohur në Shqipëri”.





















