Detyrimi për vaksinimin COVID nuk mund të jetë arbitrar!
Detyrimi për vaksinimin Covid, një “Green Pass”, nuk mund të jetë një mas ë arbitrare, e njëanshme, raprezalje, siç po e artikulon kjo qeveri autokrate.
Ajo mund të diskutohet tani përpara një situate të vështirë në ardhje e me variantin Delta, por nën rregulla e kritere të pjesshme e të kujdesshme ku shteti së pari duhet të realizojë detyrimet e tij ndaj qytetarëve, gjë që në Shqipëri janë kokëposht ë duke garantuar për të gjithë qytetarët, vaksina vetëm në doza të çertifikuara nga EMA ose FDA, duke hequr nga përdorimi të tjera të pasigurta, gjë që po synojnë për veten e tyre edhe vendet prodhuese, eksportuese apo dhuruese të tyre për ne.
Kjo nuk zgjidhet me mburrjet për 100 apo 200 mijë doza Pfizer e AstraZeneca; kjo kërkon mbi 5 milionë të tilla, krejt e realizueshme kjo edhe prej kohësh.
Përbën një krim penal, detyrimi apo forcimi i qytetarëve për të marrë medikamente të paçertifikuara nga organizmat përgjegjëse ndërkombëtare. Edhe përdorimi i deritanishëm i të tilla vaksinave të pasigurta kineze e ruse, përbën një shkelje të sigurisë medikamentoze, një vepër të dënueshme ligjore, pa përmendur këtu shkeljet monstruoze me afatet e skadencës, deklaruar ndërkaq qartazi se si do të veprohet ndaj atyre, që iu janë aplikuar vaksina të pasigurta: një rivaksinim i plotë i ri? Një dozë e tretë e çertifikuar; ndërtuar n ë një sistem digital për të pajisur qytetarët dhe kontrolluar; garantuar bërjen gratis për qytetarët të provave të imunizimit etj.
Vetëm më tej mund të përpunohet një strategji e tillë detyrimi për grupe profesionale si punonjësit e shëndetësisë, të institucioneve arsimore, të policisë, të FA; për tregtuesit e produkteve ushqimore, punonjësit e transportit publik,të institucioneve në mbështetje të klientëve, të punonj ësve socialë etj, etj;
Për grupe të veçantë sociale të lidhura me moshën, gjendjen shëndetësore, duke i imponuar edhe forma shtrënguese në rast të kundërt, si detyrim për t’u lejuar të frekuentojnë restorante, bar, kinema etj.
Ndryshe, masa të tilla kthehen në mjete anti-shëndetësore, anti-demokratike, reprezuese mbi qytetarët siç po ndodh apo dhe si kjo Rilindje ka në qëllimet e saj autokrate, me pasoja tragjike kjo mbi jetët e humbura, shëndetin, ekonominë e shkatërruar e deformimin e thellë të demokracisë.