Dielli djeg si saç, por gjatë javës priten rrebeshe shiu: Zonat që prekën

218
Sigal

Edhe gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet në mbizotërimin e temperaturave të larta. Lajmin e bën të ditur  meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb. Sipas tij, në qarqet Shkodër, Elbasan, Berat pritet që temperaturat të shkojnë në 40-41 gradë Celsius.

Ndërsa, sa i përket kushteve të motit, Osmani bën të ditur se kjo fillim jave mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta që më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Për sa i përket ditës së mërkurë presim që vranësirat të jenë më të dukshme në territorin shqiptar duke krijuar kështu edhe mundësi për rrebeshe afatshkurtra shiu në zonat veriore dhe verilindore të vendit tonë.

E enjtja sjell momente të pakta me pika shiu në zonat jugore.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut, po ashtu si Shqipëria, mbeten në mbizotërimin e temperaturave të larta duke bërë që maksimumet në Kosovë të luhaten në 38 gradë kurse në Maqedoninë e Veriut  pritet që maksimumet të ngjiten deri në 41 gradë Celsius.

Për sa i përket kushteve të motit, në këto dy shtete, deri ditën e mërkurë, pritet të kemi herë pas here zhvillim të vranësirave që do të krijojnë mundësinë për reshje të pakta të izoluara shiu.