Pamjet nga aksidenti/ Makina zuri brenda dy mësuesit, po ktheheshin nga puna…

533
Sigal

Dy mësues, një burrë dhe një grua, që ishin duke u kthyer nga puna kanë humbur jetën, pasi makina e tyre ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një kanal kullues. Makina i ka zënë poshtë duke u marrë jetën.

Ata kanë qenë katër mësues në makinë, por dy prej tyre kanë mundur të dalin.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Memaliaj/ Informacion paraprak

Në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Mogila”, një automjet tip Benz ka dale nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që ndodhej në mjet.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.