Pakoja e dyshimtë poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë, çfarë thotë policia

86

Policia e Shkodër ka reaguar në lidhje me ngjarjen ku është përfshirë administratori i skuadrës së futbollit shkodran Vllaznisë, Suad Lici, ku poshtë mjetit të tij është gjetur një pako e dyshimtë.

Sipas policisë, ka dyshime se në pako ka lëndë plasëse.

Më datë 16.02.2020, rreth orës 08:56, shtetasi S. L. 46 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër ka njoftuar Sallën e Drejtimit në DVP Shkodër, se poshtë mjetit të tij tip Benz, ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban ku dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse.
Në vend ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.