Punonjësit e Drejtorisë Juridike në Ministrinë e Jashtme marrin rrogën “duke dredhur zinxhirin”

742
Sigal

Raporti i KLSH-së: Inegzistenca e Drejtorisë Juridike ka sjellë dëme ekonomike të pajustifikuara

Drejtoria Juridike e Ministrisë së Punëve të Jashtme, drejtuar nga znj. Etleva Haka, ka lejuar (me vetëdije apo nga jo profesionalizmi), duke mos ushtruar detyrën e saj, të ndodhin abuzime të rënda në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik, të evidentuara gjatë një auditimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit në këtë drejtori, gjatë vitit 2013 dhe 6 mujorit të I të vitit 2014.  KLSH i sugjeron në këtë raport auditimi Drejtorisë Juridike që “Bazuar në ligjin nr. 7905 datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, neni 281, ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, i sugjerojmë trajtimin e detajuar juridik nga ana e Drejtorisë Juridike, të materialeve të evidentuara nga grupi i auditimit”.

– Në këtë raport auditimi, KLSH konstaton se Drejtoria Juridike, është inegzistente në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe për këtë qëllim, drejtori të Ministrisë së Punëve të Jashtme, specifikisht, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik (DSHTD) kontrakton Studio Ligjore për ta përfaqësuar atë në çështjet gjyqësore, duke rritur fiktivisht shpenzimet. “Këshilli Drejtues ka rritur shpenzimet operative të entit në mënyrë të pajustifikuar dhe të paargumentuar, duke vendosur kontraktimin e një Studio Ligjore për të përfaqësuar DSHTD-në në çështje gjyqësore, megjithëse në strukturën organike të Ministrisë së Jashtme është Drejtoria Juridike”. Për këtë, KLSH rekomandon Këshillin Drejtues, që “para miratimit të shpenzimeve me të tretë për çështje juridike, të angazhohen fillimisht kapacitet brenda entit, për të përfaqësuar DSHTD-në në çështje gjyqësore dhe të tjera, pasi ka sektorin dhe stafin e nevojshëm për këtë qëllim”.

– Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimit të tij ka konstatuar se DSHTD, ka mbingarkesë në staf, kryesisht në sektorin juridik dhe të prokurimeve që sipas KLSH-së, duhet të angazhohen punonjësit e Drejtorisë Juridike për të mos i shkaktuar shtetit dëme ekonomike të pajustifikuara, siç edhe ndodh në këtë drejtori ku shpenzimet e pagave zënë 35 % të të ardhurave sidomos në sektorët e sipërpërmendur. Për këtë KLSH sugjeron që “Këshilli Drejtues i DSHTD të marrë masa për shkurtimin e stafit, me qëllim uljen e shpenzimeve për pagat dhe rritjen e performancës së burimeve njerëzore, kryesisht për shkurtimin e stafit në sektorin juridik dhe prokurimeve, pozicionet e punës këshilltare ligjore dhe specialistë i arkivës”.

– 2,389,265 lekë është dëmi ekonomik vetëm në 4 raste, penalizim nga vendimet e gjykatave për të larguarit nga puna. Kjo, për shkak të mosfunksionimit të Drejtorisë Juridike në Ministrinë e Jashtme, e cila duhet të qartësojë procedurat ligjore të largimit të punonjësve nga puna në zbatim të Kodit të Punës dhe kontratës kolektive. Për këtë sugjerohet që në të ardhmen të zbatohen këto procedura sipas legjislacionit në fuqi, si dhe duke ndjekur me përgjegjësi afatet të përcaktuara sipas shkallëve të gjyqësorit, në mbrojtje të interesave të entit, ku një rol të padiskutueshëm ka Drejtoria Juridike.

 

Ja shkeljet e Drejtorisë së Shërbimit Diplomatik në prokurimet publike

Duke qenë se KLSH në raportin përfundimtar i ka sugjeruar Drejtorisë Juridike në Ministrinë e Punëve të Jashtme trajtim të detajuar juridik të materialeve të evidentuara nga grupi i auditimit, bazuar sidomos në Ligjin “Për prokurimin publik” i ndryshuar, “Telegraf” po jep disa nga abuzimet dhe shkeljet e bëra nga Drejtoria e Shërbimit Diplomatik në prokurimet publike.

-Nga auditimi i procedurave të prokurimit rezultoi se, për periudhën e auditimit për vitin 2013 për tenderat e audituar, Titullari i Autoritetit Kontraktor nuk ka dërguar një kopje të regjistrit të parashikimeve të prokurimit, si dhe regjistrin e realizimit të prokurimeve në Agjencinë e Prokurimeve Publike, për prokurimet, veprim në kundërshtim me p ikën “b” dhe “d” të nenit 3 të VKM -së nr.1 datë 10.01.2007 “Për rregullat e Prokurimit Publik”, me ndryshimet.

Për sa më sipër rekomandojmë

DSHTD, në cilësinë e Autoritetit Kontraktor, të dërgojë një kopje të Regjistrit të parashikimeve të prokurimit, si dhe Regjistrin e realizimit të prokurimeve në APP, bazuar në pikën “b” dhe “d” të nenit 3 të VKM-së nr. 1 datë 10.01.2007 “Për rregullat e Prokurimit Publik”, me ndryshimet. Vazhdimisht

1. Njësia e Prokurimit në përfundim të çdo procedure prokurimi dhe për çdo dosje nuk ka kryer inventarizimin e brendshëm të saj, në përputhje me nenin 30, Modeli nr. 8 “Norma Tekniko-Profesionale dhe Metodologjisë të shërbimit Arkivor në Republikën e Shqipërisë” miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, në zbatim të nenit 3 e 29 të Ligjit nr. 9154, datë 06.11.2003, “Për Arkivat”.

Për sa më sipër rekomandojmë

Njësia e Prokurimit në përfundim të çdo procedure prokurimi dhe për çdo dosje duhet të kryej inventarizimin e brendshëm të saj, në përputhje me nenin 30, Modeli nr. 8 “Norma Tekniko-Profesionale dhe Metodologjisë të shërbimit Arkivor në Republikën e Shqipërisë” miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në zbatim të nenit 3 e 29 të Ligjit nr. 9154, datë 06.11.2003, “Për Arkivat”. Vazhdimisht

2. Titullari i Autoriteti Kontraktor, nuk ka siguruar një ndarje të qartë të detyrave ndërmjet zyrtarëve/nëpunësve të përfshirë në hartimin e dokumenteve të tenderit dhe aty re të përfshirë në procesin e vlerësimit dhe të përzgjedhjes së fituesit, veprim në kundërshtim me VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik”, me ndryshimet, Kreu V, pika 1, germa “a”. Ku thuhet se, “Titullari i Autoritetit Kontraktor ose zyrtari i autorizuar prej tij është përgjegjës për organizimin dhe realizimin e procedurës së prokurimit. Ai duhet të sigurojë një ndarje të qartë ndërmjet detyrave të zyrtarëve/nëpunësve të përfshirë në hartimin e dokumenteve të tenderit dhe atyre të përfshirë në procesin e vlerësimit dhe të përzgjedhjes së fituesi. Në çdo rast, detyrat që

përcaktohen në këto rregulla për zyrtarin e autorizuar prej titullarit të autoritetit kontraktor kryhen në respektim të ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”.

Për sa më sipër rekomandojmë

Titullari i Autoriteti Kontraktor, të siguroj një ndarje të qartë të detyrave ndërmjet

zyrtarëve/nëpunësve të përfshirë në hartimin e dokumenteve të tenderit dhe atyre të përfshirë në procesin e vlerësimit dhe të përzgjedhjes së fituesit, veprim në kundërshtim me VKM n r. 1, datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik”, me ndryshimet, Kreu V, pika 1, germa “a”. Në çdo rast, detyrat që përcaktohen në këto rregulla për zyrtarin e autorizuar prej titullarit të autoritetit kontraktor të kryhen në respektim të ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”. Vazhdimisht

3. Nga auditimi i procedurave të tenderave gjatë vitit 2013 dhe 6 mujorit të I të vitit 2014 u konstatuan mangësitë e mëposhtme:

– Në fillim të vitit nuk është ngritur Njësia Prokurimit sipas dispozitave ligjore në kundërshtim me VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik”, i ndryshuar.

– Nuk është bërë një rakordim me magazinën për gjendjen aktuale të mallrave në mënyrë që të studiohej nevoja për çdo mall për vitin në vazhdim.

– Titullari i Autoritetit kontraktor ka bërë shtesa kontrate të paargumentuara dhe të pabazuara në dispozita ligjore, për disa nga zërat e materialeve që aktualisht kanë qenë gjendje në magazinë.

– Preventivi nuk është hartuar nga personat me kualifikimin e duhur për procedurën “Remont kapital ashensorësh”.

Për sa më sipër rekomandojmë

Nga DSHTD të merren masa që në të ardhmen në fillim të çdo vitit kalendarik dhe gjatë

veprimtarisë të saj:

– Të ngrihet Njësia e Prokurimit sipas dispozitave ligjore, VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “ Për rregullat e prokurimit publik” i ndryshuar.

– Të bëhet një rakordim me magazinën për gjendjen aktuale të mallrave në mënyrë që të

studiohet nevoja për çdo mall për vitin në vazhdim dhe të mos krijohen mallra stok.

– Titullari i Autoritetit kontraktor nuk duhet të bëjë shtesa kontrate të paargumentuara dhe të pabazuara në dispozita ligjore.

– Autoriteti Kontraktor, në çdo rast preventivat, të bëhen nga inxhinier të fushës të cilët

disponojnë licencat përkatëse. Vazhdimisht