Pagat e reja për magjistraturën, gjykatat dhe prokuroritë, vartësit e kryeministrit, DAP, drejtorët e arsimit, pedagogët

610
Përparim HALILI

Kjo rritje e qëllimtë (para)elektorale u bë në një moment krize të thellë financiare, kur kryeministri ka marrë rrugët e botës deri në Ugandë e Somali, për të lypur borxhe me interes të lartë
Kjo rritje u bë në momentin, kur shteti nuk po shlyen dot pensionet e invalidëve prej 4 muajsh, kur nuk po jep dot pagat e naftëtarëve prej 5 muajsh, kur nuk po jep dot pagesat e ndihmës ekonomike prej 2 muajsh, kur nuk po financon dot me ilaçe shërbimet e urgjencave prej 5 muajsh, kur nuk po jep dot pagesat për orët e shërbimit suplementar për policë
Pagat janë rritur nga 7% deri në 36%, duke përfshirë, çdo shërbim jashtë orarit ligjor të punës dhe në orët e natës, çdo vështirësi për çdo pozicion pune, çdo funksion në administratë, çdo profesion, çdo gradë e kualifikim shkencor për arsimtarët, pedagogët, mjekët, infermierët, policët, ushtarakët dhe punonjësit mbështetës të administratës
Rritja e pagave dhe shtesave financiare mujore për administratën publike e shërbimet publike, duke nisur që prej kryeministrit, sekretarët dhe këshilltarët e tij e deri tek drejtorët e autoriteteve publike, inspektorateve, KQZ, universiteteve, gjyqësorit, Shkollës së Magjistraturës, specialistëve të informacionit në institucione dhe punonjësve të nivelit të fundit të administratës publike, madje edhe Drejtorisë së Departamentit të Administratës Publike, ka një kosto financiare tepër të lartë, që sipas burimeve nga kryeministria, mendohet të përballohet me borxhe nga jashtë, ose me borxhe të brendshme nga bizneset dhe bankat e nivelit të dytë, proces që thuhet se ka nisur, mbasi pas 10 ditësh, afro 110 mijë punonjësit të cilëve u janë rritur pagat e shpërblimet, do të shkojnë pranë sporteleve të bankave, për të tërhequr pagat e reja, sipas rritjes së deklaruar se nis nga data 1 mars 2017. Kjo rritje pagash mujore shkon nga 7% deri në 36%, duke përfshirë çdo shërbim jashtë orarit ligjor të punës dhe në orët e natës, çdo vështirësi për çdo pozicion pune, çdo funksion në administratë, çdo profesion, çdo gradë e kualifikim shkencor për arsimtarët, pedagogët, mjekët, infermierët, policët, ushtarakët dhe punonjësit mbështetës të administratës. Sipas llogarisë që ka bërë “lapsi” i qeverisë, pagesa e kësaj rritjeje për 10 muajt 1 mars-31 dhjetor 2017 shkon në vlerën 6 miliardë lekë, ndërsa për çdo vit të plotë 12 mujor, vlera e kësaj rritjeje është 7.2 miliardë lekë shtesë në fondin e pagave dhe pagesave suplementare. Për punonjësit mbështetës të administratës, ku përfshihen shoferët, rojet, sportelistët, operatorët, magazinierët etj., rritja e pagës bazë minimale është në masën 36.3% ose 8 mijë lekë në muaj, duke e çuar pagën bazë minimale në 30 mijë muaj, ndërsa paga bruto minimale në administratën publike(Jo në sektorin privat) bëhet 37 mijë e 500 lekë në muaj. Nga kjo rritje page, sipas tabelave përkatëse të publikuara nga kryeministria, përfitojnë 6900 punonjës mbështetës në administratën publike. Pagat për punonjësit mbështetës në administratë, psh., për pastrueset, nga 22 mijë lekë në muaj, bëhet 37 mijë e 500 lekë në muaj. për Rojet, rroga nga 23.750 bëhet 39.484 lekë. Për magazinierët, nga 22 mijë e 650 lekë, bëhet 41 mijë e 681 lekë në muaj. Për punonjësit e ministrive dhe Këshillit të Ministrave, pagat do të rriten 7%-10%. Po kështu, rritje pagash me 10% është bërë për 34 mijë e 630 mësues Sipas tabelës së së pagave të reja, paga për një mësues të shkollës 9-vjeçare, nga 61 mijë e 600 lekë është bërë 64 mijë e 650 lekë, ndërsa pagat e mësuesve në shkollën e mesme, nga 64 mijë lekë, janë bërë 67 mijë e 950 lekë. Për 3826 pedagogë, pagat janë rritur 10%, rritje kjo që nga 91 mijë e 913 lekë, çon pagën në 102 mijë e 942 lekë, ndërkohë që shtesa e pagës së tyre është bërë në vlerën 11 mijë e 030 lekë në muaj. Po kështu, në masën 10% janë rritur pagat e mjekëve dhe infermierëve, duke përfituar 4650 mjekë dhe 13 mijë e 765 infermierë, më këtë rritje konkret: Paga e mjekut, nga 69 mijë e 008 lekë është bërë 78 mijë e 095 lekë, ndërsa paga mujore për infermierët, nga 39 mijë e 786 lekë është bërë 45 mijë e 561 lekë, duke kujtuar që rritja e pagës së tyre për çdo gradë është bërë 8%-10%, nga e cila përfitojnë 6750 ushtarakë. Rritje page mujore në masën 10%-35% është bërë edhe për 10 mijë punonjës të Policisë së Shtetit. Nuk e dimë, nëse masa financiare është gati në “xhepin” e qeverisë, për ta nxjerr e çuar në llogaritë e fondit të pagave sipas sektorëve duke nisur nga data 1 prill 2017, për t’ua dhënë mësuesve, mjekëve, ushtarakëve, policëve të rendit, të burgjeve, të shërbimit informativ të ushtrisë, të inspektorateve, punonjësve të Teatrit Kombëtar, të Operës e Baletit, të Bibliotekave, të Cirkut dhe Teatrit të Kukullave, por dimë faktin, që kjo është rritje e qëllimtë (para)elektorale propagandistike e cila bëhet në një moment krize të thellë financiare, kur shteti ka marrë rrugët e botës deri në Ugandë e Somali, për të lypur borxhe me interes të lartë! Kjo rritje u bë në momentin, kur shteti nuk po shlyen dot pensionet e invalidëve prej 4 muajsh, kur nuk po jep dot pagat e naftëtarëve prej 5 muajsh, kur nuk po jep dot pagesat e ndihmës ekonomike prej 2 muajsh, kur nuk po financon dot me ilaçe shërbimet e urgjencave prej 5 muajsh, kur nuk po jep dot pagesat për orët e shërbimit suplementar për policët, kur nuk pa blen dot pjesë këmbimi për autozjarrfikëset, kur nuk po jep dot 200 lekëshin e ushqimit ditor për ushtarakët aktiv, kur nuk po përfundon dot as 1 metër rrugë të mbetur pezull pas ndërrimit të pushteteve në shtator 2013, kur prej 4 muajsh nuk po paguan dot kuotën ushqimore 60 lekë të reja në ditë për fëmijët romë në Korçë, që vazhdojnë shkollën 9 vjeçare “Naim Frashëri”, kur prej 3 vitesh nuk po shlyen dot as taksën 2% të GDP për anëtarësimin në NATO… dhe shumë mangësi të tjera shërbimesh ndaj popullatës… 
1. Kategoritë reja të pagave sipas pozicioneve të punës në Shkollën e Magjistraturës
2. Kategoritë e reja të pagave për punonjësit me arsim të lartë në administratat e gjyqësore të Gjykatave të Shkallës së Parë, të Apelit dhe Prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë dhe Apelit
3. Kategoritë e reja të pagave për nëpunësit civilë në gjithë institucionet shtetërore
4. Kategoritë e reja pagave të punonjësve në pozicione të veçanta në kryeministri
5. Kategoritë e reja të pagave të punonjësve në pozicione të veçanta Departamentin e Administratës Publike
6. Kategoritë e reja të pagave të punonjësve sipas funksioneve zyrtare në administratë
7. Kategoritë reja të pagave të punonjësve në arsimin

8. Kategoritë reja të pagave për grupet e diplomave te arsimit universitar

9. Kategoritë e reja të pagave për funksionet e veçanta ne ministrit e linjës dhe institucionet e pavarura (faximile 1 -2)
10. Kategoritë reja të pagave për nëpunësit me pozicione “specialistë” dhe “Titullar” në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV) 
11. Kategoritë e reja të pagave dhe shtesave të Kualifikimit, për punonjësit “Specialist” dhe “Titullar Institucioni” ne Drejtoritë Arsimore në Qarqe dhe për Zyrat Arsimore në Rrethe
Sigal