Prof. Alqi Naqellari:Neobankat  dhe e ardhmja e tyre

456
Sigal

 

Koncepti Neobankë është mjaft i ri dhe ka origjinën rreth 7 vjet më parë në Mbretërinë e Bashkuar. Aktualisht, Evropa është tregu më i pjekur i neo-bankave, por ndryshimet e fundit legjislative në Amerikën e Veriut dhe Azi kanë çuar në zhvillimin e një ekosistemi konkurrues që favorizon inovacionin. Platforma e re digjitale, zhvillim dhe përhapje ka marrë sidomos në Indi dhe Australi. Në Shqipëri nuk ka ndonjë platformë të tillë. Në këtë shkrim do shpjegojmë se çfarë janë neobankat, çfarë ndryshimi kanë nga bankat tregtare, çfarë shërbime realizojnë, cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e tyre, kush është e ardhmja e tyre etj. Këtë do ta bëjmë që edhe konsumatori zakonshëm të dijë se se çfarë është neobanka. Të dijë që nuk është bankë, por është një aplikacion që mund të aplikohet nga një bankë, etj.

Çfarë janë neobankat? Neobankat, ose bankat e reja janë një interpretim modern i shërbimeve bankare. Për dallim nga bankat tradicionale, të cilat mund të ofrojnë shërbime në internet, por zakonisht mbështeten në degët e tyre fizike, neo-bankat janë institucione financiare vetëm digjitale. Është një lloj banke që funksionon ekskluzivisht në internet, d.m.th., ajo nuk ka rrjete fizike të degëve. Neobanka është një aplikacion që përdoret për të menaxhuar paratë e subjekteve ekonomikë dhe për të marrë vendime. Çdo proces është 100% i digjitalizuar dhe gjithçka mund të bëhet nga faqja e internetit e bankës ose aplikacioni smartphone.

Neobankat mund të quhen firma fintech, për këtë arsye një neobank, nuk është gjë tjetër veçse një lloj banke digjitale që nuk ka ndonjë prani fizike. Në vend që të kenë degë fizike, neobankat funksionojnë tërësisht në internet, duke ofruar shërbime financiare digjitale ose vetëm me celular. Duhet të theksohet se, megjithëse disa neobanka funksionojnë me licencë bankare, pjesës dërrmuese të këtyre subjekteve digjitale u mungon një e tillë.

-Ekzistojnë dy lloje neobanka. Edhe pse fillimisht ato mund të duken shumë të ngjashme me njëra-tjetrën përsa i përket mënyrës se si ato administrojnë transaksionet, ekzistojnë dallime thelbësore që varen nga sistemi i tyre i licencimit. Në këtë pjesë, do paraqesim llojet më të zakonshme të Neobankave me shembuj të secilës. Njëra është kur Neobanka nuk ka vetë  një licencë bankare, dhe në vend të kësaj realizon partneritet me një bankë tradicionale, për të siguruar produktet e saj, ndërsa në skenarin e dytë, neobankat marrin licenca bankare për të operuar plotësisht vetë. Me licencën e tyre bankare: Shumica e neobankave të njohura operojnë me licencën e tyre bankare, të specializuar ose të plotë. Me licencën e duhur, ata mund të ofrojnë llogaritë e tyre për kartat e parapaguara, debiti ose krediti, shkëmbime të monedhave, kripto-valuta, transferime të parave, pagesa me pakicë, llogari të kursimeve dhe kredive. Shembuj: “Bnc10”, “N26”, “Revolut”, “Monzo”, “Banka Starling”, “Atom Bank”.

Pa licencë bankare: Neobankat që ofrojnë shërbime financiare, por me licenca nga bankat e tjera. Neobankat përdorin licencën e një banke partnere (kompani amë) për të ofruar produktet e tyre financiare. Konsumatorët mund të kenë tashmë një llogari në një bankë tjetër, e cila është e lidhur me shërbimin neobank që ofron ndërfaqen e vet unike dhe mjetet për operimet e tyre të llogarisë bankare.Mjetet mund të jenë analiza e transaksioneve, menaxhimi i buxhetit dhe njoftimet e automatizuara për të ndihmuar përdoruesit të arrijnë qëllimet e tyre financiare. Shembuj: “Yolt”, “Simple”, “Chime Bank”.

Beta Banks: Degë të shërbimeve financiare të një banke më të madhe dhe më të konsoliduar që dëshiron të arrijë të zgjerojë tregun ose të zhvillojë produkte të reja nën një markë tjetër. Bankat Beta mund të ofrojnë ofertat e tyre nën licencën e bankës mëmë dhe të zgjerohen në vendet e tjera përmes licencave të bankave partnere. Shërbimet mund të kufizohen fillimisht dhe të zgjerohen pasi fitojnë popullaritet. Shembull: “Bnext”, “Mettle”, “Sperbank Direct”.

Neobankat shpesh konsiderohen dhe shpallen si banka dixhitale, ndërsa të dyja janë koncepte të ndryshme me kanale dixhitale si një burim parësor i shërbimit të klientëve. Bankat Dixhitale dhe Neobankat shpesh përdoren si terma të këmbyeshëm, por ndryshojnë nga njëri-tjetri pasi Neobankat janë ato që janë 100% në internet, pa asnjë degë fizike dhe bankat dixhitale shpesh janë filiali vetëm në internet i një lojtari tashmë ekzistues në sektorin bankar. Bankat tradicionale nga ana tjetër janë strukturame ndërtesat përkatëse që ju ofrojnë një përvojë me ambiente të brendshme, me sportele, me personel shërbimi real etj.

Bankat reale ose tregtare, kanë njohur kërkesën për produkte neobanking dhe kanë filluar të ofrojnë shërbime të ngjashme për të konkurruar.Këto produkte kanë për qëllim të apelojnë në një bazë të lëvizshme, të teknologjisë së internetit, si dhe për popullsinëe lidhur me bankat.Banka e Amerikës, për shembull, ofron një ndihmës virtual të drejtuar nga inteligjenca financiare, të quajtur “Erica” ​​në aplikacionin e tij celular.

Karakteristika të bankave tradicionale, dixhitale dhe neobankave.

 

BankaTradicionaleNdërtesë

Degë e lokalizuar

 

Arritje gjerë

Instituc.financiar

 

 

Banking Online

Aplika.celular

Banka Dixhitale

Jo ndërtesë

E lokalizuar

 

100% mobile

NeoBanka                                                                       Fillime të larta

 

Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e neo bankave?

Avantazhet.

-Janë më tërheqëse për ata që janë të lodhur nga bankat më tradicionale që kontrollojnë tregun financiar. Kjo është arsyeja pse neobankat njihen edhe si banka “sfiduese”.

-Neobankat ofrojnë shërbime të personalizuara për përdoruesit e tyre përmes teknologjisë.

-I realizojnë veprimet në një kohë të shpejtë. Lehtësia e përdorimit është ajo që e bën aplikacionin një hit të tillë midis klientëve të tij.

-Ato rezultojnë të jenë fitimprurëse.

-Kanë lehtësi në krijimin e llogarisë pa probleme

-Realizojnë pagesa të qeta ndërkombëtare. Në rastin e bankave tradicionale, nuk është gjithmonë e thjeshtë të marrim një kartë debiti që mund të përdoret kudo në botë, ose të bëjmë transaksione ndërkombëtare. Mund të na duhet të kërkojmë një azhornim, të bëjmë një kërkesë dhe më në fund të kemi një kartë debiti ndërkombëtare.

-Bëjnë raportim të zgjeruar. Detajet e transaksioneve janë të shpallura menjëherë duke ju ofruar një bilanc të azhornuar në llogarinë tuaj, në çdo kohë.

– Kostot e mirëmbajtjes janë shumë të ulëta, që përkthehet në komisione më të ulëta dhe një shërbim më dinamik për klientët. Ato kanë tarifa më të ulëta. Për shkak se neobankat kanë më pak kosto operacionale, ato çlirohen nga sistemet që mund të kufizojnë një përshtatshmëri tradicionale të bankave.

-Për dallim nga bankat tradicionale, të cilat kanë një trashëgimi teknologjike komplekse, Neobankat kanë një bazë të dhënash të fuqishme që është e lehtë për t’u shfrytëzuar që në fillim.

Disavantazhet.

-Nuk ka asnjë paketë ligjore të kompletuar për neobankat, sepse janë konsideruar thjeshtë si aplikacione digjitale.

-Nuk janë të rregulluara si bankat e tjera të nivelit të dytë nga Bankat Qëndrore. Meqenëse neobankat nuk konsiderohen me Ligj si banka, nëse ka një problem me një aplikacion, me shërbimet ose me ofruesit e shërbimeve të pa rregulluara, ju mund të mos keni ndonjë rekurs ligjor ose procese të përcaktuara mirë për të ndjekur. Do ketë konfuzion se kush do të jetë përgjegjës për mashtrimet dhe gabimet e mundshme.

-Neobankat, përgjithësisht nuk kanë një licencë bankare të tyre, por mbështeten në partnerët e bankës për të ofruar shërbime të licencuara nga banka.

-Nuk kanë siguri të plotë depozitat dhe veprimet e tjera të transaksioneve, pavarësisht nga realizimi i shpejtë i tyre. Hakerat mund të dëmtojnë edhe këto platforma digjitale.

-Në neobankat nuk ka marëveshje me shkrim, ku të shprehen të drejtat dhe detyrimet e secilës palë. Nuk ka vula dhe firma, nuk ka noterizime, prandaj risku në këto neobanka është mjaft i lartë. Ky risk ulet kur ato bashkëpunojnë me bankat tregëtare reale.

-Neobankat nuk janë pjesë e ASD sepse nuk mund të kryhen veprime midis një institucioni real dhe një aplikacioni virtual. Kjo bëhet midis një banke tregëtare dhe një neobanke duke shfrytëzuar shërbimin e aplikacionit fintech të neobankës, dhe jo atë si bank. Pra nuk është marrëveshje midis dy personave juridikë bankaë, por një banke dhe një aplikacioni për ta përdorur.

-Neobankat nuk kanë gjurmë fizike. Nëse ju pëlqen rituali i të ecurit në degën tuaj lokale dhe të bisedoni me ekipin gjatë ditës së pagimit ose kur të bëni kontrollin e llogarisë, atëherë Neobankat mund të mos jenë të përshtatshme. Marrëdhënia me një neobankërealizohet pa nënshkruar ndonjë dokument fizik; thjesht duke shkarkuar aplikacionin dhe regjistriminnë një llogari.

-Nuk kanë degë fizike dhe gjithçka lëviz në internet virtualisht.

-Për dallim nga një sistem bankar tradicional, neobankat kanë një model biznesi krejtësisht të ndryshëm. Por, si bankat tradicionale, neobankat fitojnë para në mënyrë të kufizuar midis hyrjes së parave dhe huazimeve.

-Neobankat tërheqin atë pjesë të popullatës që pret që të jenë në gjendje për të punuar me bankat e tyre nga telefonat celularë pa pasur nevojë të shkojnë në degë ose të qëndrojnë në linjë në zyra.

Çfarë veprimesh kryejnë? Neobankat janë thjesht kompani fintech që ofrojnë një gamë të gjerë të zgjidhjeve financiare dixhitale dhe të lëvizshme.Madhësia e shërbimeve të tyre varet nga lloji i bankës, ato që janë të lidhura me bankat reale tregëtare mund të kryejnë më shumë verprime.

-Kontrollin dhe llogarinë e kursimeve.

-Shërbime pagese dhe transferimi të parave.

-Kredi për individë dhe kompani.

-Shërbime të tjera, siç është mbështetja buxhetore etj.

E ardhmja e neobankave. Aktualisht tregu i Neobankave është ende në zhvillim dhe është i kufizuar në një gamë të ngushtë të ofertave të produkteve. Me rritjen e përqendrimit dhe besimit në pagesa dixhitale, neobankat mund të përbëjnë një pjesë integrale të industrisë, veçanërisht duke marrë parasysh avantazhet që ofron për kompanitë ndërkombëtare, si dhe konsumatorët nëpër segmente të ndryshme.

Neo-bankat kanë filluar të rregullohen ashtu si bankat tradicionale dhe po bëhen një model fitimprurës biznesi në Amerikën e Veriut dhe Kinë.

India po shkon drejt një epoke të rritjes së fintech.Konsumatorët indianë veprojnë në mënyrë dixhitale dhe numrat e përdoruesve po rriten në një shkallë të shpejtë. Gjithnjë e më shumë po rritet numri përdoruesve që po realizojnë synimet e tyre duke bërë pagesa në internet përmes Google Pay, Paytm, PhonePe, etj.

Për të marrë më shumë njohuri rreth transaksioneve që kryejnë Neobankat po japim disa të dhëna për Neobankat që funksionojnë në Indi.

Aktualisht në Indi, neobankat nuk lejohen të mbajnë depozita ndaj klientëve dhe as licenca virtuale nuk jepet, duke i lënë ato me opsionin e vetëm për partner me një bankë tradicionale. Janë banka të licencuara që kanë lidhje me bankat tregëtare.

  1. “NiYO” është një neobank popullore e themeluar në vitin 2015. Ajo u themelua në vitin 2015 dhe është me seli në Bengaluru.Ajo ofron shërbime bankare dixhitale për punonjësit me pagë. Disa nga shërbimet e “NiYO” përfshijnë llogarinë e pagës, kartën e këmbimit valutor me llogari të kursimeve, kreditë e udhëtimit, sistemin e përfitimeve të punonjësve dhe avancin e hershëm të pagave.
  2. “PayZello” platformë neobanking ofron shërbime bankare të personalizuara për klientët e saj. Ajo u themelua në vitin 2017 dhe është me seli në Hyderabad. Disa nga shërbimet përfshijnë hapjen e llogarisë, kartën e debitit virtual, Uni Cards, kartat e Forex, menaxhimin e shpenzimeve, kreditë dhe transferimin e parave ndër të tjera.
  3. “Yelo” është një platformë neobanking fillestare me bazë në Bengaluru. U themelua në vitin 2019. Ai ofron zgjidhje për kursimet, dërgesa dhe zgjidhje mikro-krediti për individët që fitojnë një pagë më pak se 30,000Rs..Ajo synon të përmirësojë përfshirjen financiare dhe të sigurojë shërbime për njerëzit që nuk janë të drejtuar direkt në bankat tradicionale.
  4. “Instant Pay” është një platformë popullore neobanking që u themelua në 2013, është me seli në New Delhi.Ajo siguron zgjidhje neobankingu për individët, NVM-të dhe korporatat.Shërbimet e ofruara për klientët përfshijnë kursime ose llogari rrjedhëse, kartela të parapaguara, pagesa të faturave dhe koleksione, shërbime udhëtimi, sigurime, kredi dhe investime, zgjidhje të menaxhimit të shpenzimeve etj.
  5. “Open” është neobankë e njohur indiane që u themelua në vitin 2017 nga Anish Achuthan dhe Mabel Chacko. Është platforma e parë neobanking e Azisë për NVM dhe ndërmarjet e sapokrijuara.Neobank me qendër në Bengaluru ka partneritet me 12 banka deri më tani. Shërbimet e ofruara nga “Open” përfshijnë llogari të automatizuara, llogari rrjedhëse, portë pagese, karta krediti të markës së bashkuar, mbajtje automatike të librave, menaxhim të rrjedhës së parave dhe zgjidhje të menaxhimit të taksave dhe pajtueshmërisë ndërmjet të tjerëve.