Padia për mjekim të gabuar: Operova tiroidet, më prenë kordat!

    Pacientja kërkon 50 milionë dëmshpërblim nga “Spitali Amerikan”

    Një padi e pazakontë është regjistruar në gjykatën e Apelit të Tiranës nga një paciente e cila kërkon dëmshpërblim nga Spitali Amerikan për mjekimin e gabuar dhe dëmet e shkaktuara në shëndetin e saj. Në datën 25 nëntor 2014, ora 09.40, pritet që në gjykatën e Apelit të mbahet seanca gjyqësore për çështjen me numër akti 2434 me paditëse shtetasen Eliota Roka. Pala e paditur është shoqëria “Univers Alb”, emri ligjor i Spitalit Amerikan. Objekti i padisë është “shpërblim dëmi” ndërsa gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen është Evjeni Sinojmeri. Sipas të dhënave të siguruara nga Lajmifundit.al, 32 vjeçarja Roka, ka paditur Spitalin Amerikan në Tiranë, për shkak të dëmtimeve të pariparueshme që ka pësuar si pasojë e një operacioni të kryer për heqjen e tiroideve. Autorja e padisë pretendon se në në vitin 2010 ka kryer një vizitë mjekësore ne këtë spital dhe i është rekomanduar nga stafi i Spitalit Amerikan se do ishte më mirë që ajo te kryente një operacion dhe tiroidet ti hiqeshin. “Unë veprova në këtë mënyrë pasi kreva vizitat e nevojshme, kreva dhe operacionin pranë këtij spitali më shkurt të 2010”,- shprehet vajza në padi. Ajo thekson se disa ditë më vonë, 30-vjeçarja, Eliota Roka, ka filluar të ketë shqetësime. Në muajin Maj ka kryer një vizitë tjetër në Spitalin Amerikan të Tiranës dhe aty i është komunikuar se nga operacioni i është dëmtuar korda e majtë në mënyrë të pariparueshme. Për këtë Eliota Roka i është drejtuar gjykatës civile me padi shkaktim dëmi, ku kërkon shpërblimin e dëmit pasuror dhe jo pasuror shkaktuar nga dëmtimi i rëndë i shëndetit nga mjekimi i pakujdesshëm nga mjekët në Spitalin Amerikan. Ky spital jo vetëm që nuk e ka shpërblyer pacienten e dëmtuar por ka kundërshtuar kërkesën e saj për dëmshpërblim. Mësohet se 30-vjeccarja kërkon dëmshpërblim financiar në shumën 5 milionë lekë të reja.

    Sigal