Pa patentë, transportonte refugjatë sirianë, policia vë në pranga të riun nga Tirana

278
Sigal

Një i ri u arrestua nga policia e Kukësit për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” kundrejt fitimit dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin K. V., 21 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në fshatin Morinë, me automjetin tip ‘Volkswagen’, me të cilin po transportonte 4 shtetas sirianë. Shtetasi K. V., kundrejt fitimit do t’i ndihmonte shtetasit sirianë që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme”, njoftoi policia. Gjatë verifikimit të dokumentacionit rezultoi se ai drejtonte mjetin pa leje drejtimi, shtuan të njëjtat burime.