Pa nostalgji, por me objektivitet

976
Sylë Gosturani 
Këto ditë, më shumë se asnjë herë tjetër, po thuhet e shkruhet për vlerat e “antivlerat” për familjen e rrjedhjen e ngjarjeve pas vdekjes së Enver Hoxhës. Sigurisht si çdo njeri tjetër edhe Enver Hoxha ka pasur: adhurues, simpatizantë e gjerë luftëtarë të gatshim për t’u hedhur në zjarr e flakë kur zëri i tij të dëgjohej për çështjen e madhe të daljes zot atdheut e popullit. Po nuk përjashtohen të kundërt e këtyre, që sot, pasi u ka ardhur zëri, shpifin, sajojnë: tregime e libra, në mes të cilave nuk gjënë as gjë për t’u bindur për atë ç’farë thonë. Këta njerëz pa ndenjur në asnjë vend me Enver Hoxhën, pa e njohur atë as në Luftë as në vitet e ndërtimit socialist, paraqitën si “protagonist” të ngjarjeve të mëdha, që i kanë organizuar e drejtuar vetë ata. Kjo kastë njerëzish keq i kanë bërë atdheut e popullit atëherë dhe tani, sepse duke demaskuar periudhën e Luftës dhe atë të transformimit socialist përpiqen të mbulojnë putrat e bëmat e tyre prej shërbëtorësh e mirëpritës të pushtuesit fashist. Gjithçka, që ata kanë sajuar e që mund të sajojnë, nuk mund të hijezojnë e jo më të mbulojnë madhështinë e Enver Hoxhës. Aleks Buda në formulimin për Enver Hoxhën shprehet: “Enver Hoxha u rrit e u lartësua si pjellë e një historie të hidhur, të ashpër, sa dhe të lavdishme shumëshekullore të një populli të vogël; me të u rrit dhe u lartësua edhe Shqipëria e jonë socialiste dhe kombi ynë shqiptar për t’u qëndruar për jetë e mot stuhive të kohës, shekujve të historisë”. Fransua Miterran në telegramin e ngushëllimit me rastin e vdekjes së E. H. theksonte: “Shoku Enver Hoxha personalitet e figurë, që ka vulën e tij në historinë e Shqipërisë”. Presidenti turk Kenan Evren shkruante në atë kohë “Shoku E. H. burrë shteti i madh, i vlerësuar nga mbarë Evropa” Kancelari austriak “Shqipëria humbi një personalitet, që ka hyrë në historinë e Evropës”. Për vlerat e Enver Hoxhës flasin kombinatet, hidrocentralet, rrugët, shkollat, spitalet, universiteti, akademia, transformimi bujqësor, rendimentet e larta të kulturave bujqësore e industriale, sigurimi i bukës në vend, uniteti i popullit, gatishmëria e tij si një trup i vetëm për t’i dalë zot vatanit, rritja e prestigjit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare e shumë e shumë tregues të tjerë pa fund. Nën udhëheqjen e Enver Hoxhës populli shqiptar bëri Luftën, doli fitimtar dhe solli lirinë. Pas çlirimit populli shqiptar me Enver Hoxhën në komandë kaloi situate kritike. Në ditët e para të çlirimit e disa vite në vazhdim mbizotëronte skamja. Maleve uturinin kaçakët, që kërcënonin popullin fukara e organizonin prita ditë për ditë e natë për natë, që të asgjësonin bijtë e bijat më të mirë, që bënë Luftën dhe nxorën jashtë mikpritësit e fashizmit. Në marrëdhënie me fqinjët, veçanërisht me serbët, që i quanim mik dhe aleat filluan të shfaqeshin pasiguria dhe mosbesimi. Në vitin 1948 doli sheshit politika ekspansioniste e Titos. Ai i kamufluar me maskën e “mikut”, gjatë gjithë atyre viteve (1945-1948) ishte përpjekur, që Shqipërinë ta kthente në republikë të shtatë jugosllave. Në atë luftë plot intriga, plot ndërhyrje në çështjet e brendshme për të ndryshuar udhëheqjen e PKSH, Enver Hoxha doli fitimtar, çka e bëri atë më trim, më guximtar dhe të pa mposhtur. Pas demaskimit të synimeve ekspansioniste jugosllave, sistemi komunist në Shqipëri u shigjetua jo vetëm nga shërbimet e fshehta anglo-amerikane por edhe nga ato jugosllave. Lumë agjentësh futeshin e dilnin nga Shqipëria. Agjentët, që hidheshin në Shqipëri, qoftë ata anglo-amerikanët, qoftë ata jugosllavë përgatiteshin në kampe specialë të ngritura në Gjermani e Greqi. Kjo nuk është as sajesë as demagogji por vërtetësi, që shtypi ynë i përditshëm po e trajton për çdo ditë në rubrika speciale. Pas vdekjes së J. Stalinit, në Bashkimin Sovjetik erdhi në qeverisje Nikita Hrushov, një personalitet ky, që pasi eliminoi Stalinin, që të kishte dorë të lirë në synimet e tij për pushtet filloi të sulmonte e të eliminonte gjithë stalinistët, në mes të cilëve edhe Enver Hoxhën. Divergjencat arritën kulmin në mbledhjen e 81 partive komuniste në Moskë (1961). Aty u bë një përballje e madhe. Enver Hoxha, pa marrë para sysh asgjë, Nikita Hrushovit ia përplasi në surrat duke e demaskuar faqe botës si tradhtar e revizionist. Nikita Hurushovi, që ta gjunjëzonte Enver Hoxhën organizoi bllokadën më të egër ndaj vendit tonë duke anuluar gjitha marrëveshjet e nënshkruara dhe ndihmat e premtuara dhe në të njëjtën kohë u bë bashkëpunëtor dhe mbështetës me shërbimet e fshehta anglo-amerikane, greke e jugosllave për të rrëzuar nga drejtimi i shtetit shqiptar Enver Hoxhën. Në atë luftë shumë të ashpër, ku gjetën vdekjen dhjetëra apo qindra kryebanditë e u shpartalluan qindra banda, Shqipërisë iu rrit prestigji dhe personaliteti i Enver Hoxhës u afirmua si një burrë shteti me përmasa ndërkombëtare. Në gjysmën e viteve ’70-të miqësia në mes Kinës e Shqipërisë u venit. Kjo, sepse Enver Hoxha e quajti aleancën amerikano – kineze të dëmshme e të pa nevojshme. Miku kinez, për të cilin shqiptarët, personalisht Enver Hoxha kishin bërë gjithçka, bëri bllokadë tjetër. Ambiciozët e tij mezi prisnin që ai t’i zgjaste dorën imperializmit, por jo ai kurrë nuk do të lëpinte atë që kishte pështyrë. Në ato kushte bllokade në të gjitha anët, e pse jo edhe nga mundësia e një agresioni ushtarak mbi vendin tonë Enver Hoxha, duke pasur fuqi mbështetëse unitetin e popullit, unitetin parti- popull dhe resurset e vendit tonë, lëshoi kushtrimin me moton: “Të punojmë, të luftojmë dhe të jetojmë si në rrethim “Ajo moto jetese ngriti mbarë shqiptarët. Gjithkund punohej me hov revolucionar. Në bllokadën antishqiptare qen mobilizuar edhe “ish-demokracitë popullor”. Ato bënin tregti me Shqipërinë apo importonin nga Shqipëria vetëm ato mallra, që nuk kishin hall pa to. Shqipëria është një vend gjeostrategjik. Pozicioni i saj ka qenë e është i lakmueshëm nga fqinjët e më tej. Sulmet, ndërhyrjet e njëpasnjëshme, që iu bënë shtetit komunist nga anglo-amerikanët, jugosllavët e sovjetikët kishin një qëllim të vetëm “Secili prej tyre e secili më para se shoqi të shtrinin kthetrat e tyre në Shqipëri, që atë (Shqipërinë) ta bënin plasdarme për qëllimet e tyre ekspansioniste. Enver Hoxha ishte njëri me intuitë të rrallë. Ai e kuptoi shumë herët dhe shumë qartë rivalitetin për hegjemoni të dy superfuqive të asaj kohe. Ai e kuptoi shumë herët dhe shumë qartë se në atë rivalitet në mes tyre, Shqipëria ishte thembra e Akilit për ta, prandaj edhe ata përpiqeshin, që cili më parë ta gllabëronte. Enver Hoxha, duke kuptuar këtë lojë të pistë, që luhej në mes tyre, me mjeshtërinë e një politikani të jashtëzakonshëm i sulmoi ato dy superfuqi me ashpërsinë më të madhe, pa asnjë kompromis apo dallim njërën prej tjetrës. Ishte ajo luftë e Enver Hoxhës e zhvilluar në të dy krahët, që siguroi ekuilibra në rajon e më gjerë. 
Sigal