Në këtë vend piktoresk në Itali mund të blini shtëpi me një euro, por…

534
Italia konsiderohet si një nga vendet më piktoreske në botë. Për këtë arsye, nuk është e lehtë që të blesh shtëpi në këtë vend. Por, një fshat piktoresk ka bërë një ofertë të pabesueshme.
Ollolai, në rajonin malor Barbagia në ishullin e Sardenjës, ofron 200 banesa të braktisura prej guri për vetëm një euro.
Kjo, në kuadër të një përpjekje për të ndaluar që zona të kthehet në një qytet fantazmë, pasi popullsia e Ollolai ka shkuar nga 2,250 persona, në vetëm 1,300, gjatë 50 viteve të fundit.
CNN raporton se në këtë zonë, lindin vetëm disa foshnja gjatë një viti, çka ka çuar në tkurrjen e ndjeshme të popullsisë. Por, shtëpitë që janë nxjerrë në shitje për një euro e kanë një kleçkë. Kush për blerjen e tyre është që të rinovohen, pasi janë në një gjendje të keqe. Ato duhet të rinovohen brenda tre viteve dhe kostua e rinovimit shkon diku tek 17,500 euro
Sigal