OSHEE thirrje klientëve debitorë: Afat deri në qershor. Ja procedura

298
Sigal

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) i bën thirrje 131 mijë debitorëve të energjisë elektrike të bëhen pjesë e aktmarrëveshjes për të përfituar faljen e kamatëvonesave, gjatë periudhës së pandemisë së Koronavirusit.

OSHEE thotë se kjo kategori ka afat deri në muajin qershor që përfitojë nga kjo falje, duke theksuar se janë 10 miliardë lekë që shuhen në fund të kësaj procedure.

Njoftimi:

Thirrje për klientët debitorë. Falja e kamatës, deri në qershor

– Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) vlerëson se janë rreth 131 mijë debitorë që nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje.

– Kjo kategori ka afat deri në muajin qershor që të përfitojë nga falja e kamatvonesës dhe të lidhë aktmarrëveshje të re me OSHEE.

– Janë 10 miliardë lekë që shuhen nga falja e kamatëvonesave