U bë vrasës për të marrë gjakun e babait/ Përvathi mbërrin në gjykatë, familjarët shpërthejnë në lot

217
Sigal

17-vjeçari, Florian Përvathi i cili u bë vrasës për të marrë gjakun e babait përpara disa ditësh, ka mbërritur në gjykatë. Përpara gjykatës e prisnin familjarë e të afërm të cilët kanë shpërthyer në lot. 17-vjeçari ekzekutoi të hënës më armë zjarri fqinjin e tij Lek Lekgjonaj, pasi vëllai i këtij i të fundit i kishte vrarë babanë, Gjon Përvathi në vitin 2009. Ndaj adoleshentit janë ngritur tre akuza  “Vrasja për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te gjuetise dhe sportive”.

Adoleshenti ka deklaruar në polici se ishte pajisur me armë prej të paktën 1 viti, por pa treguar se si e kishte siguruar pistoleten me mulli me të cilen kreu vrasjen.