OSHEE: Sportelet të hapur edhe në fundjavë

328
Sportelet e OSHEE-së do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavës, këtë të shtunë deri në orën 20.00, dhe të dielën deri në orën 14.00, në të gjithë vendin. Operatori i Shpërndarjes ka bërë të ditur edhe shifrat e skemës së re për borxhet. Vetëm gjatë muajit tetor, janë firmosur nga biznesi 1102 aktmarrëveshje, dhe nga konsumatorët debitorë familjarë 4064 aktmarrëveshje. OSHEE bën të ditur se nga 1102 subjekte biznesi, 714 prej tyre kanë bërë likujdimin total të detyrimit të prapambetur, duke përfituar kështu reduktimin me 50% të vlerës së kamatvonesës. Ndërsa në rastin e debitorëve familjarë, 67% e tyre kanë paguar plotësisht detyrimin e prapambetur duke përfituar një reduktim të kamatvonesës në masën 70%.
Sigal