Keqtrajtohej sistematikisht nga i shoqi, vetvritet 41-vjeçarja në Has

516
Një 41-vjeçare në Has i ka dhënë fund jetës me armë zjarri, pas keqtrajtimit sistematik nga bashkëshorti i saj. Policia e Kukësit bën më dije se ka përfunduar në pranga shtetasi Bali Muhadri, 49 vjeç, banues në Vlahën, Has. Shtetasja me iniciale A.M., 41 vjeçe, është vetëvrarë me armë zjarri në kuzhinë për shkak të e keqtrajtimit sistematik dhe sjelljeve të tjera sistematike, që kanë prekur rëndë dinjitetin e viktimës.
Ajo ka marrë armën e zjarrit automatik model 56, kalibër 7,62-mm, të cilin shtetasi Bali Muhadri, e mbante pa lejen e organeve kompetente dhe është vetëvrarë në kuzhinën e banesës së saj. Në vendin e ngjarjes janë gjetur e sekuestruar arma automatik model 56, kalibër 7.62-mm, 1(një) gëzhojë, 1( një) predhë metalike me ngjyrë bakri, si dhe 25-copë fishekë. Materialet do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, në ngarkim të arrestuarit Bali Muhadri, për veprat penale”Shkaktimit të vetëvrasjes” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 99 dhe 278/3 të Kodit Penal.
Sigal