OSHEE: Shtabi Qendror në gatishmëri, reduktohet me 85 % numri i defekteve

453
Sigal

OSHEE
deklaroi sot se Shtabi Qendror vazhdon me planin e gatishmërisë, për të
garantuar furnizim të pandërprerë me energji elektrike të konsumatorëve në të
gjithë vendin.

Në një deklaratë për mediat, OSHEE
bën të ditur se “Në gjithë territorin, sipas Drejtorive Rajonale, funksionojnë
grupet e gatishmërisë të OSHEE sh.a për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit
shpërndarës, lokalizimin e defekteve dhe marrjen e masave për likuidimin e
avarive ne rrjetin shpërndarës TL/TM/TU që furnizojnë spitalet, hidrovoret,
objektet e rëndësisë së veçantë administrative, etj, të gjithë konsumatorët,
deri tek konsumatori më i fundit”.

Po ashtu, OSHEE sqaron se “Në sajë
të ndërhyrjeve në terren është bërë e mundur që të ulet në 25 numri i fiderave
të stakuar në të gjithë vendin. Difektet në fidra janë riparuar dhe kthyer në
gatishmëri në masën 88%, ndërsa është ulur me 70% edhe numri i abonentëve pa
energji. Të gjithë linjat që furnizojnë hidrovoret janë në gatishmëri të plotë,
duke i furnizuar 24 orë me energji elektrike. Linjat 35 kV dhe Nënstacionet
janë në skemë normale furnizimi me energji elektrike. Janë riparuar plotësisht
defektet në rajonin e Fierit, gjithashtu janë riparuar pothuajse plotësisht
defektet në rajonin e Korçës”.

“Është rikthyer energjia në një
pjesë të Tiranës ku ka patur problem gjatë ditës si, në zonën e Komunës së
Parisit dhe Kopshtit Botanik. Gjithashtu, është rikthyer energjia në Gramsh,
pjesërisht në Cerrujë; në qytetin e Kuçovës; zonën e Leskovikut, lagjet 1 Maji
dhe 11 Janari në Fier; zona Hajmel në Shkodër dhe zona Shupenzë në Burrel”,
thuhet në deklaratën e OSHEE.