BSH, Sejko: Ekonomia në rimëkëmbje graduale, do rikthehet në ekuilibër gjatë vitit 2017

661
Sigal

Banka
e Shqipërisë deklaroi këtë të mërkurë se ekonomia shqiptare është në përmirësim
gradual. Guvernatori Gent Sejko deklaroi se zgjerimi i aktivitetit ekonomik po
jep efekte pozitive në punësim.




“Zgjerimi i aktivitetit ekonomik në vend ka sjellë rritje të
punësimit dhe ulje të papunësisë. Lëvizja graduale e ekonomisë drejt ekuilibrit
krijon premisa për rritjen e pagave dhe kostove të prodhimit në një plan
afatmesëm”, deklaroi Sejko.
 



Sipas BSH, politika fiskale e
qeverisë ka konsoliduar ekonominë dhe rritja është brenda parashikimeve.
Guvernatori u shpreh optimist edhe për 2017-n.
 



“Ekonomia shqiptare do rikthehet
në ekuilibër gjatë vitit 2017. Rritja do mbështetet nga konsumi dhe investimet
private, ndërkohë që aktiviteti tregtar me jashtë do të luajë një rol dytësor
në rritje”, nënvizoi Sejko.
 



Buxheti i vitit 2017, nga të
dhënat e deritanishme të bankës është solid. Nga ana tjetër, Këshilli
Mbikëqyrës la të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun, ndërkohë që
vlerëson se politika lehtësuese monetare dhe plani për uljen e kredive me
probleme do të japë efekt në rritjen e kreditimit.