OSHEE-ja e Sarandës riskon me furnizim të energjisë elektrike, sigurimet shoqërore

504
Sigal

Në kushtet atmosferike të jashtëzakonshme të ditëve të fundit dhe të papara për qytetin jugor të Sarandës, punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore të Sarandës janë të detyruar të ushtrojnë detyrën në temperatura ekstreme të të ftohtit jo karakteristik të këtij qyteti. Arsyeja që këta punonjës janë të “dënuar” të durojnë të ftohtin siberian në dimër dhe të nxehtin afrikan në verë, është se OSHEE-ja ka marrë “detyrën e prokurorit” për t’u dhënë këtë pretencë – dhuratë kësaj administrate. Burime zyrtare të gazetës “Telegraf”, nga sigurimet shoqërore të Sarandës, bëjnë me dije se fuqia energjetike e instaluar nuk mjafton për furnizimin e aparaturave ngrohëse dhe atyre të domosdoshme për mirë funksionimin e shërbimit ndaj qytetare, çfarë ka sjellë vonesa në shërbim, për shkak të rënies së herë pas hershme të automatit. Kërkesa e përsëritur nga ky institucion pranë OSHEE për shtimin e fuqisë furnizuese, merr si përgjigje se duhet marrë leje nga DROSHE e Gjirokastrës dhe të paguhet një taksë prej 1.5 milionë lekësh të vjetra. Megjithëse pikë lidhja është dhe kërkohet vetëm shtimi i fuqisë energjetike edhe kërkesës se ky institucion rri me qira në katin e parë të një objekti dhe mund të furnizohet direkt nga objekti me sahat të veçantë, përsëri asnjë përgjigje. Mesa duket problem janë paratë që duhen paguar me të drejtë apo pa të drejtë. Heshtje nga elektriku, dridhje nga të ftohtit tek sigurimet shoqërore, thjesht nga burokracia dhe indiferentizmi. Agron MEMA