Presidenti Meta përshëndet vendimin e udhëheqësve të partive shqiptare në Mal të Zi

475
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përshëndetur vendimin e partive politike shqiptare në Malin e Zi, të cilat arritën marrëveshjen për formimin e një koalicioni parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 Marsit në Komunën e Tuzit. Presidenti Meta: “E përshëndes vendimin e mençur të udhëheqësve të subjekteve politike shqiptare në Malin e Zi për arritjen e marrëveshjes për formimin e një koalicioni të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 marsit në Komunën e Tuzit. Duke u uruar suksese në këtë garë elektorale, jam besimplotë se kjo marrëveshje është një hap në drejtimin e duhur për fitoren dhe drejtimin e Komunës së Tuzit përmes bashkëpunimit por edhe bashkëjetesës shembullore me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera etnike.”