Në një mbledhje të mbajtur nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, kreu i OSHEE, Ardian Çela ka ngritur shqetësimin e harxhimit të energjisë nga ‘shtëpitë e barit’ dhe prodhimi i kriptomonedhave, Bitcoin, duke akuzuar në mënyrë indirekte kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Bledi Çuçin.Sipas Çelës, janë kapur disa raste, por që ka ende punë, duke sqaruar se humbjet deri tani llogariten të jenë 15% si dhe ka paralajmëruar investime në mënyrë që të ndihmohet turizmi gjatë muajve të verës.Çela: Kemi konstatuar edhe raste të përdorimit të energjisë elektrike për bimë narkotike dhe kriptomonedhat. Në lëvizjen e fundit që u bë, çlirohet OSHEE nga sikleti i investimeve. Kemi disa projekte që do të vazhdojmë. Do jemi më të mbledhur sa u përket investimeve. Por nuk do lëmë pas dore investimet e rëndësishme për të ndihmuar turizmin gjatë mujave të verës.Targeti ynë është që të jemi 19%, por mund të kemi humbje më të vogla. Tani niveli i humbjeve tekike llogaritet 15%. Kemi një llogaritje që për 1% humbje do të duhet të investojmë 50 mln euro, arkëtimet janë të kënaqëshme, janari dhe shkurti janë më të ulët. Problem përbëjnë muajt e parë të vitit,jemi duke rikuperuar. Kemi një problematikë me biznesin që i ndryshoi tarifa. Kemi disa projekte për të vazhduar me investimet për të ndihmuar edhe turizimin. Do të jemi më të mbledhur por nuk do i lëmë pas dore.