Sigal

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, i dërgoi sot një letër ngushëllimi familjes së potetit të ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare, Fatos Arapi.

Ikjen e poetit Arapi, Kryetari i Kuvendit e cilësoi në letrën e tij si ikje e një tjetër shtërgu të letërsisë shqipe.

Letra e Kryetarit të Kuvendit

Të dashur pjestarë të familjes së shkrimtarit tonë të nderuar, Fatos Arapi,
Me trishtim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Fatosit, njeriut të dashur
për ju dhe për të gjithë shqiptarët, kudo ku jetojnë.
Me ikjen e tij po fluturon drejt qiellit një shtërg tjetër nga të fundmit e letërsisë
dhe kulturës shqipe të shekullit të njëzetë.
Fatos Arapi ishte një shkrimtar, poet, pedagog, studjues intelektual dhe patriot
i shquar.
Ai shkroi dhe i kushtoi të gjithë talentin e vet atdheut dhe krijoi lirika
magjepsëse për lirinë dhe njerëzit e lirë të këtij vendi.
Në të dy shekujt që shkroi, Ai përjetoi dhe u përcolli lexuesve jo alarme të
sajuara, por shqetësimet reale të botës dhe kohrave të shqiptarëve.
I qoftë i lehtë dheu i tokës, të së cilës i këndoi me të gjithë fuqinë e shpirtit,
furinë e pasionit dhe talentit të tij të rrallë.

Sinqerisht i juaji,
Gramoz Ruçi