Irena Beqiraj: Çmimet rriten me shpejtësinë e leopardit,  pagat me shpejtësinë e lepurit

210
Sigal

 

 Stagflacioni i ekonomisë, shpjegim i thjeshtë nga Irena Beqiraj, zv/ministre e Financave

Ekonomia shqiptare ndodhet në stagflacion, ku ka një rritje të çmimeve, pra të kostove të jetesës apo shërbimeve, ndërkohë që pagat apo pensionet kanë mbetur në vendnumëro.

Irena Beqiraj, ish-zv.ministre e Financave, ka bërë një shpjegim të thjeshtë në rrjetet sociale pikërisht mbi stagflacionin, ku çmimi i karburanteve lëviz me shpejtësinë e leopardit, ai i energjisë me shpejtësinë e lepurit, ndërsa pagat me vrapin e breshkës.

Irena Beqiraj: Stagflacioni edhe ekonomia individuale! Me nje infograme edhe pa shume fjale !
1. Cmimi i karburantit lëviz me shpejtësinë e Leopardit.
2.Cmimi i arit lëviz me shpejtësinë e drenushës!
3. Cmimi i perimeve kërcen me ndalesa si kanguri .
4. Energjia elektrike lëviz me shpëjtësinë e lepurit , por shpesh nuk e kupton lëvizjen se fshihet .
5. Rroga jote, ( apo imja) nuk ndryshon ajo vrapon , por me shpejtësinë e breshkës .