Opozita përplaset me Ministrin Beqaj për koncesionet e laboratorëve mjekësorë

503
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë është shoqëruar me debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës, ku këta të fundit kanë shprehur hapur qëndrimin e tyre kundër dhënies me koncesion të laboratorëve mjekësorë. Sipas opozitës dhënia me koncesion e laboratorëve mjekësorë ka kosto për qeverinë dhe koncensionari do të kërkojë privatizimin e tyre. Ish Ministri i Financave Ridvan Bode theksoi se ky shërbim do kushtojë më shtrenjtë sesa i kushton aktualisht buxheti i shtetit. Bode shtroi pyetjen se a do të ketë fitim kompania që do të investojë këto kapitale, duke nënkuptuar se ky hap i ndërmarrë nga dikasteri i Shëndetësisë nuk bëhet në interes të qytetarëve por për të favorizuar persona të afërt me Ministrin e Shëndetësisë dhe me deputetë të koalicionit majtë. 
Ndërsa Sherefedin Shehu e konsideroi të parregullt procedurën e dhënies me koncesion të laboratorëve mjekësorë. Përse qeveria paguan një konsulent për të bërë privatizimin e laboratorit në vend që të hapë një tender ndërkombëtar dhe të bëjë privatizimin e tij” tha ai. Ndërkohë Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u përpoq të justifikohet duke thënë se dhënia me koncesion bëhet për të përmirësuar shërbimet për pacientët. Po ashtu me debate janë shoqëruar edhe Komisioni i Punës, Çështjeve Sociale e Shëndetësisë, ku diskutimi u përqendruar në mungesën e barnave jo vetëm në spitalin e Shkodrës por në të gjithë Shqipërinë. 
Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi tha se janë larguar 3 drejtues nga ky spital vetëm se nuk iu përgjigjën kërkesave të partisë që drejton sot qeverinë. Përveç dhënies me koncesion të laboratorëve mjekësorë, skandal i cili është denoncuar më herët nga gazeta “Telegraf”, sistemi i Shëndetësi nën drejtimin e Beqaj është përfshirë prej kohësh nga vala e skandaleve me rimbursimin e ilaçeve, lejet e lindjeve për gratë që deklarohen shtatzëna edhe pse nuk janë, rimbursimin e recetave për fëmijët nga 0-12 muaj dhe një munër skandalesh të tjera me tenderat me prokurim të drejtpërdrejtë, me fitues tenderash të njërëzve të afërt të deputetëve socialistë, etj
Sigal