Opinioni i Venecias/ Sot, Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim vettingun

Gjykata Kushtetuese do të marrë sot  në shqyrtimin ligjin për vettingun.

Vendimi do të jepet pasi kjo gjykatë mori  në dorë zyrtarisht edhe materialin e ardhur nga opinioni i Venecias, i cili mësohet se ka mbërritur të premten e 17 dhjetorit.

NOA

Aktualisht, ligji i vettingut dhe me këtë edhe reforma në drejtësi dhe procesi i integrimit të Shqipërisë është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese, pas padisë së Partisë Demokratike, e cila ligjin për kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve e vlerëson si antikushtetues.

PD ankimoi gjithashtu edhe ligjin për KLGJ dhe KLP.

Kundërshtimi kryesor i Partisë Demroaktike lidhet me mënyrën e zgjedhjes së 10 anëtarëve që Kuvendi zgjedh për në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë.

Sipas demokratëve, varianti që aktualisht është në fuqi i heq Kuvendit ekskluzivitetin e emërimit të këtyre anëtarëve, duke vendosur një komision “ad hoc”, që do të filtrojë kandidaturat nga Avokatia përpara se ato të shqyrtohen nga Kuvendi.