Kaos në zonën e ish bllokut: Protestuesit shpërndahen prej gazit lotsjellës

231
Sigal

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve që ndodheshin tek ish-blloku. Po ashtu në punë është vënë edhe ujëhedhësi.

Për këtë arsye, protestuesit tashmë janë shpërndarë për t’iu shmangur kryesisht gazit. Ndërkohë, një person që u bëri rezistencë forcave të FNSH u shoqërua.

Tashmë ata janë duke marshuar, duke dëmtuar sinjalistikën, ndërsa zjarri u është vënë edhe disa koshave të mbeturinave.