Operacioni i shpëtimit 18 emigrantëve në afërsi të Divjakës, policia arreston skafistin

589
Sigal

Zbulohen të tjera detaje nga operacioni i shpëtimit të 18 klandestinëve në orët e para të mëngjesit të sotëm në detin Adriatik.

Policia ka vënë në pranga skafistin Roland Cenko, i cili dyshohet të jetë nga qyteti i Vlorës.

Skafi pësoi një defekt në det ndërsa në bord ishin sirianë e kurdë, mes tyre 3 gra dhe një fëmijë.

Mjeti lundrues, 6 metra i gjatë, që dyshohej se kishte hyra nga Greqia drejtohej nga Renato Cenko.

Ka qenë skafisti i cili pasi ka konstatuar defektin në motor, 12 milje larg grykëderdhjes së lumit Shkumbin ka lëshuar sinjalin SOS.

Pas marrjes së njoftimit dhe koordinatave të vendndodhjes së skafit, dy anijet e rojes bregdetare kanë nisur operacionin e shpëtimit.

Në operacion kanë marrë pjesë edhe autoritetet italiane të cilët kanë gjetur mjetin që ndodhej në rrezik.

Klandestinët pas kontrolleve rezultuan në gjendje të mirë shëndetësore, u transportuan drejt Portit të Durrësit.