“Mjekët duan lekë”/ Familjarët e 30-vjeçares që humbi jetën tek “Koço Gliozheni”: Kishte dhimbje të forta, na tha po më del gjilpëra

100
Sigal

Familjarët e Mimoza Veizaj, 30-vjeçarja e cila humbi jetën 4 ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë, akuzojnë spitalin për neglizhencë.

Raportohet se Veizaj kishte shkuar në spital në orën 3:00 të natës më 28 janar, ndërsa kishte lindur në orën 15:00 të pasdites.

Sipas deklaratave të familjarëve, Mimoza nuk vuante nga asnjë problem shëndetësor, ndërsa ata lëshuan akuza në drejtim të spitalit.

“Nuk i bënë shërbim. Shkoi në spital në orën 3 të natës dhe ka lindur në 3 pasdite. Nuk ka pasur asnjë shqetësim më përpara, por kishte vetëm dhimbje brinjësh dhe këmbësh.

Lindja ka shkuar shumë mirë dhe nuk pasur asgjë gjatë shtatzënisë. Djali është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Faji është i doktorit, pasi i ka bërë gjilpërë shumë. Ta fusnin në sallë të operimit nëse nuk kanë pasur mundësi me bërë lindje.

Mjekët duan lekë. Kishte dhimbje këmbësh na tha se po më del gjilpëra, efekti i gjilpërës. Dhe kishte dhimbje të forta”, tha halla e viktimës.

Sipas tyre viktima ka pasur dhimbje brinjësh dhe këmbësh, ndërkohë që lindja e saj kishe shkuar shumë mirë, po dhe 9 muajt e shtatzënisë. Fatmirësisht djali i 30-vjeçares është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa peshon rreth 5 kg.

Paraprakisht shkaku i vdekjes së saj mendohet se ka ardhur për shkak të një arresti kardiak dhe tromboemboli pulmonare. 30-vjeçarja lindi beben ditën e shtunë pasi u paraqit në spital me dhimbjet e lindjes.

Kjo është ngjarja e dytë brenda 24 orëve ku një grua humb jetën. Dy ditë më parë në Elbasan, Etleva Çullhaj vdiq disa orë pasi abortoi foshnjën që kishte në bark, ndërsa ishte nënë edhe e dy fëmijëve të tjerë.