Operacionet “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit”, ministri Balla: Policia e Shtetit vijon punën për arrestimin e personave të përfshirë në ngjarje kriminale

33
Sigal

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionet “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit”, ku brenda 24 orëve janë arrestuar ose proceduar 35 persona për veprimtari të ndryshme kriminale.

Në një postim në rrjetet sociale Balla shkruan se Policia e Shtetit po vijon zbatimin e operacioneve për arrestimin e shtetasve të përfshirë në grupe kriminale, të shpallur në kërkim dhe të personave të përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Policia e Shtetit vijuar me zbatimin në territor të operacionieve kombëtare “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli” për arrestimin e shtetasve të përfshirë në grupe kriminale, persona në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri, të atyre që mbajnë në banesë armë, municione dhe të personave të pëfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Gjatë 48 orëve të fundit janë arrestur/proceduar 35 shtetas për veprimtari të ndryshme kriminale në Vaun e Dejës, Shkodër, Rrëshen, Kavajë, Bulqizë, Tiranë, Durrës, Fier, Korçë dhe Pukë.