Operacion blic antidroge në Durrës/ Policia çmonton grupin e trafikut, pesë në prānga (EMRAT)

58

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Segmenti”, në Durrës ku u arrestuan në flagrancë pesë shtetas.

Ata janë Abedin Llajaj 33 vjeç nga Vlora (banues në Tiranë), Aleks Mecorapaj 47 vjeç nga Vlora, Ervin Begaj 38 vjeç nga Tirana, Nertian Lamaj 35 vjeç nga Vlora dhe Ardit Petraj 34 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 20 kg lëndë e dyshuar marīhuanë, një sasi kokāine (180 gramë), ekstazi, fara kanābisi për kultivim, 5 aparate celularë dhe 2 automjete.

NJOFTIMI I PLOTË

Në zbatim të plan-operacionit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë krìminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkōtike dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative nga specialistët për Hetimin e Narkōtikëve në DVP Durrës se disa shtetas po transportonin një sasi lënde narkōtike nga Vlora drejt Tiranës, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Segmenti”.

Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në segmentin e quajtur “Plepat”, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dy mjete. Njëri nga mjetet qarkullonte në një distancë rreth 1 km larg nga mjeti tjetër, me qëllim sinjalizmin e personave që ndodheshin në mjetin tjetër që transportonte lëndën narkōtike.

Falë veprimeve të shpejta u bë i mundur evidentimi edhe i mjetit tjetër që dyshohej se transportonte lëndën narkōtike dhe falë ndërhyrjes profesionale u bë bllokimi në të njëjtën kohë i të dy automjeteve, kapja dhe vënia në pranga e 5 personave, konkretisht:

A. Ll., 33 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, N. L, 35 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, A. M., 47 vjeç, lindur në Vlorë, A. P., 34 vjeç, lindur Fier dhe banues në Tiranë dhe E. B., 38 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Golf” që drejtohej nga shtetasi A. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 kg lëndë narkotike e dyshuar marīhuanë.

Gjithashtu u sekuestrua edhe automjeti tip “Passat” me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjerë shtetasit E. B., A. P. dhe N. L., i cili shërbente për të kontrolluar nëse kishte punonjës policie apo pika kontrōlli në rrugë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokāinë, disa fara cannābis sativa dhe një sasi ekstāzi.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.