Nxënësit qëllojnë me armë në oborrin e shkollës, policia fsheh ngjarjen

573
Sigal

Një ngjarje e rëndë, në qytetin e Durrësit, është bërë publike nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në mesazhin dërguar në rrjetin social të ish-kryeministrit shfaqen pamje të rënda ku disa nxënës qëllojnë me armë në ambientet e gjimnazit “Naim Frashëri”. Sipas qytetarit që ka dërguar videon, ngjarja është mbajtur e fshehur nga ana e policisë. Berisha ka postuar mesazhin e plotë duke u shprehur “Qëllohet me armë zjarri në oborrin plot nxënës te gjimnazit Naim Frasheri në Durrës! Nerkopolicia si zakonisht fsheh krimin!.” Denoncimi: “Përshëndetje, dua tju dërgoj një video nga gjimnazi Naim Frashëri në Dr ku adoleshenti në prani të nxënësve dhe mësuesve qëllon me armë në ajër, policia fsheh krimin.”