Këngëtarja e njohur dobësohet 16 kg, ja ushqimi që eliminoi…

566
Sigal

Anxhela Peristeri i befasoi të gjithë me fizikun e saj. Mbrëmjen e djeshme këngëtarja e njohur shqiptare ishte e ftuar në “Zonë e lirë” ku u shfaq tepër në formë. Më e dobët, më elegante dhe në formë shumë të mirë fizike, ishte fare e dukshme që Anxhela Peristeri i kishte humbur disa kilogramë nga hera e fundit kur ajo u shfaq në publik.

Ky detaj nuk i shpëtoi as vëmendjes së moderatorit të emisionit, i cili nuk ngurroi t’ja shprehte hapur befasinë, duke e pyetur mandej edhe për dobësimin e dukshëm, për sekretin e kilogramëve më pak, etj. “Duket sikur është e vështirë të dobësohesh, por në fakt nuk është”, u shpreh Anxhela Peristeri, e cila pohoi se ishte dobësuar plot 16 kilogramë për një periudhë kohore prej shtatë muajsh.

Ajo tregoi se përveç stërvitjes në palestër, një rol të rëndësishëm në këtë rezultat ka luajtur edhe regjimi i saj ushqimor. “Kam eleminuar në mënyrë drastike brumërat, sidomos bukën”, tha këngëtarja, duke ndarë kështu me të gjithë ne sekretin e dobësimit të saj.
Ndaj, e kënaqur me veten dhe nga ky rezultat i dukshëm, Anxhela Peristeri ka zgjedhur që të realizojë një sesion fotografik me bikini, ku duket në super formë!