Operacioni ‘Peza’, arrestohet 47 vjeçari pezak me 3 armë dhe 308 fishek

708
Sigal

Forcat e policisë së Tiranës, kanë arrestuar shtetasin 47 vjeçar me iniciale D.H. banues në Ballashenj të Pezës, pasi në banesën e tij janë gjetur 3 armë dhe 308 fishek.

Armët janë gjetur në banesë, ku gjatë kontrrollit, iu gjetë një kallashnikov, një pushkë dhe një pistoletë. Operacioni “Peza” u finalizua nga komisariati nr. 6 Tiranë.