Gazetari i njohur: E hëna do të jetë dita e Guardiolës te Juventus (VIDEO)

466
Sigal

Marco Barzaghi, gazetari i “Sport Mediaset”, ka gëzuar tifozët bardhezi mëngjesin e sotëm duke konfirmuar zërat për transferimin e Guardiolës. Klubi bardhezi po punon në fshehtësi për të sjellë në Torino strategun katalanas në Torino.

Duke shfrytëzuar profilin e tij në Twitter, ai zbulon një prapaskenë të bujshme. Juventusi ka në dorë Sarrin, ndërkohë që është në ndjekje edhe të dy strategëve të njohur Pochettino dhe Klopp.

“Më ka telefonuar një agjent dhe më ka thënë që të hënën do të jetë dita e Guardilolës te Juventusi. Është në kontratës me atë që dija. Gjithsesi bëhet fjalë për një agjent shumë të rëndësishëm që di disa gjëra për Juventusin”, deklaroi agjenti.

Në këtë mënyrë konfirmohen raportimet e disa gazetarëve në disa portale të ndryshme, por mbetet të shohim në fillimin e javës së ardhshëm për zhvillime të reja.