Ministria e Shëndetësisë tërheq vendimin që ndalonte shitjen e duhanit në çdo dyqan

495
Sigal

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka tërhequr propozimin ligjor, që parashikonte shitjen e produkteve të duhanin vetëm në pika veçanta, të licencuara për ushtrimin e këtij aktiviteti. Ky vendim erdhi pas ankesave të biznesit të vogël.  Ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se projektligji për duhanin do të shkojë në kuvend pa pikën që ndalonte shitjen në pika të veçanta, duke lejuar në këtë mënyrë shitjen në çdo dyqan. Ndërkaq, Manastirliu foli për masat e reja që parashikon ligji i ri, në drejtim të penalizimit të subjekteve që shkelin ligjin në drejtim të lejimit të duhan pirjes si dhe heqjen nga tregu të paketave me 10 cigare. Masat e reja vijnë në kuadër të dekurajimit të duhan pirjes, duke qenë se Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se 2/3 e rasteve me kancer mushkërie shkaktohen nga duhan pirja.