Kredia konsumatore u rrit me 6 % në muajt e parë të vitit

666
Sistemi bankar në vend ka dhënë në mbështetje të konsumit nga familjet, vetëm gjatë dy muajve të parë të vitit rreth 3.6 miliardë lekë kredi të reja, ose 6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas Bankës së Shqipërisë, duke llogaritur edhe overdraftet e reja të hapura në dy muajt e parë të vitit, shuma në dispozicion të konsumit të familjeve shënoi rreth 4.2 miliardë lekë. Politika monetare stimuluese ka favorizuar uljen e normave të interesit në vlera që kanë prekur nivelin më të ulët historik, duke dhënë impakt pozitiv në rritjen e kredisë në lekë. Në shkurt të këtij viti interesi mesatar i kredive të reja konsumatore në lekë ishte më pak se 8%.
Sigal