Genoa fundoset nga Napoli, Fiorentina ngec në shtëpi (Video)

302
Sigal

Napoli i përgjigjet Milanit për vendin e pestë dhe zhyt skuadrën e Genoa. Ekipi i drejtuar nga Gennaro Gattuso triumfoi 1-2 në transfertë dhe iu gëzua tre pikëve me vlera. Sot u zhvillua edhe një tjetër ndeshje, mes Fiorentinës dhe Cagliarit, që u mbyll në barazim pa gola. Për të mbetur te Napoli, Elif Elmas shënoi që në fillim të ndeshjes, por pas ndërhyrjes së VAR u pa që ishte në pozicion jashtë loje dhe rezultati 0-0 mbeti në fuqi deri në minutat shtesë të pjesës së parë, kur Dries Mertens zhbllokoi shifrat dhe e çoi skuadrën e tij të qetë në dhomat e zhveshjes. Genoa, që tani renditen në vendin e tretë nga fundi dhe rrezikon rënien ne Serie B, e nisi mirë pjesën e dytë. Pas një goditjeje këndi, Goldaniga me kokë shënoi në portën e Napolit. Gjithsesi vendasit nuk kishin forcën e duhur për të fituar.

Napoli, me një top të gjatë doli në sulm dhe Lozano i vetëm me portierin kundërshtar nuk gaboi. Gol, që në fund pati vlerën e tre pikëve dhe tashmë Gattuso mendon për përballjen me Milanin, që është mjaft e rëndësishme. /abcnews.al

45+1’ – Napoli ia doli të shënonte golin e parë me sulmuesin belg, Dries Mertens

49’ – Genoa e nisi mbarë pjesën e dytë dhe Goldaniga vendosi baraspeshën në Napoli

66’ – Napoli kaloi sërish në avantazh dhe ishte Lozano ai që ndëshkoi vendasit