‘Nxehet’ Gent Cakaj, përplaset me analistin për takimin me Angela Merkel

372

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj deklaroi se se Samiti i Berlinit është politikisht i dobishëm pasi sipas tij, kthen vëmendjen ndaj Ballkanit.

Gjatë një interviste në “Open” ku ishte përballë analistëve, Cakaj është përplasur me Robert Rakipllarin, i cili e akuzoi për kontradiktë në deklaratat në lidhje me kancelaren Angela Merkel.

Ndërkohë ministri i Jashtëm në detyrë, Cakaj iu përgjigj Rakipllarit se takimi me Merkel ishte krejt i ndryshëm nga Samiti i Berlinit dhe se Berlini zyrtar është pro hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Më tej, Rakipllari i vuri në dukje ministrit se nuk është bërë asnjë hap përpara për integrimin në 6 vitet e fundit kur vendi drejtohet nga të majtët.

“Procesi i asocimit nuk është anëtarësim. Sfida jonë nga qershori ka qenë kombinimi i potencialit reformator me procesin e anëtarësimit. Ju keni konfuzion total për këtë çështje”, iu drejtua Cakaj Rakipllarit.