Bllokimi i rrugëve, Spiropali: Me këto protesta qeveria rron edhe 100 vjet

313

E ftuar në studion e Mirela Milorit në “ABC News”, zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali duke komentuar protestat e opozitës, tha se qeveria mund të mbretërojë për 100 vjet.

“Me këto protesta qeveria rron e mbretëron për 100 vjet. U zunë rrugën shqiptarëve për punë, spitale, po bllokojnë ekonominë, dhe në përgjithësi është tentativë për t’i zënë rrugën shqiptarëve dhe Shqipërisë. Askush nuk e ngre çështjen e opozitës si çështje serioze. Nuk ka ndërmend njeri t’u hapë rrugë në zgjedhjen që ata kanë bërë për të shkuar drejt dështimit politik. Është zgjedhje e tyre, janë këshilluar nga partneret e SHBA e BE që të mos e hedhin këtë hap, zgjodhën ata bëjnë dhe tani janë në situatën që shohim. Por askush nuk toleron një sjellje që destabilizon”, ka thënë Spiropali pas protestës së sotme të opozitës, ku u bllokuan rrugët në 12 qarqe të vendit.