Nuk zbatohen oraret zyrtare, mësuesit dergjen pas dyerve të Drejtorisë Arsimore

533
Sigal

LIBRAZHD/ Mësuesi Dilvar Ozuni: “Të zbatohet kontrata ose do të hyjë në grevë urie së bashku me familjen”

Edhe pse ligji e ka të qartë që një zyrtar shteti duhet të paraqitet në punë në orën 8:00-16:00 përgjegjësi i Zyrës Arsimore në Librazhd as që do ta dijë se çfarë thotë ky ligj pasi. Kujtim Balla përgjegjës i Zyrës Arsimore, jo vetëm që nuk e zbaton këtë orar, por shkon një herë në 8 ditë në zyrë arsimore dhe jo në zyrën e tij, por sorollatet nëpër zyra, ku firmos ndonjë shkresë dhe më pas zhduket sërish. Nga burimi ynë konfidencial bëhet e ditur se gjatë kohës që sorollatet nëpër zyrat sa herë hynë dhe del nëpër korridoret e Zyrës Arsimore  thotë: Nuk kam pritje sot e nuk kam pritje as nesër. Kur dhjetëra qytetarë mësues të rij dhe të vjetër çdo ditë i gjen në zyrën arsimore në radhë duke pritur për ta takuar e më pas të zgjidhin apo të qajnë hallin me të. Shumë nga këta mësues që presin çdo ditë me shpresën se do të fillojnë punë shprehen për gazetën “Telegraf” se “kemi muaj të tëra që duam ta takojmë përgjegjësin, por nuk e gjejmë në zyrë dhe kur vjen firmos ndonjë dokument e zhduket sërish”. “Nuk dua gjë tjetër”,- thotë një tjetër mësues, por ta takojmë dhe të na thotë se nuk ju  fus në punë dhe ne ta dimë që të mos vijmë më në këtë zyrë që çdo ditë e më shumë bëhet tmerr për ata që largohen nga puna, por edhe ata që presin të fillojnë një punë. Por është më e lehtë të takojmë  Kryeministrin, se sa Kujtim Ballën.

Rasti

Mësuesi Dilvar Ozuni edhe pse hyri në grevë urie në Zyrën Arsimore të Librazhdit, ju premtua punë, por përsëri i pa punë është edhe pse ka firmosur një kontratë me Z. A. Librazhd. Fillimi i viti shkollor 2012-2013 familjen Ozuni nga Përrenjasi e gjen pa punë. Të dy burrë e grua punonin mësues prej 34 vjetësh. Të përballur me mungesën e papunësisë dhe të largimit të padrejtë nga puna Dilvar Ozuni më datën 15 tetor 2012 futet në grevë urine në ambientet e Zyrës Arsimore të Librazhdit duke kaluar gjithë natën në korridorin e kësaj zyre. Në mëngjes nga Kujtim Balla ju premtua fillimi i punës, ku sipas Ozunit bëhet e ditur se u nënshkrua dhe një kontratë që do të sistemohej në punë brenda muajit nëntor. Kontratë që u nënshkrua më datën 16 tetor, por edhe pse kanë kaluar dy muaj, thotë Ozuni “as nuk kam më shprese dhe nuk ka dritë jeshile për të filluar punë”.

Ankesa

Ai thotë për “Telegraf” për: “Kam 34 vjet që punoj në arsim, me arsim të lartë dhe me kualifikimet e duhura. Kam shtatë vetë për të mbajtur në shtëpi, kam dhe tre fëmijë me arsim të lartë, por as që më hapet drita jeshile dhe nuk kam filluar punë deri më sot. Nëse nuk më zgjidhet problem unë do të rifutem familjarisht në grevë urie deri në flijim, nuk e kuptoj këtë masakrim që na bëhet si familje. Nuk e kuptoj kur në arsim çdo ditë fillojnë punë mësues me shkollë bujqësore, shkollë nate, part -time, pa mbaruar arsimin përkatës etj.. Kudo ka mësues të paaftë dhe ta arsimuar si në Skroskë, Qukës, Pishkash, Katjel, Rrajcë, Qukës, Shkumbin, Stravaj etj.. Madje më kanë thënë që do të fillosh punë kur të fitojë Partia Socialiste dhe nuk e di pse atëherë?”, tha Ozuni.